Zyra për Marrëdhënieve me Jashtë

 

Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë  ndihmon departamentet akademike dhe administrative të Universitetit të Prizrenit në hartimin dhe zbatimin e veprimtarisë ndërkombëtare që përmbush qëllimet e përcaktuara në Planin Strategjik të Universitetit.

Zyra zhvillon veprimtari në pesë (5) fusha kryesore:

1. Strategjia dhe Konsultimi

Hartimi i nismave dhe politikave për të siguruar, synimet ndërkombëtare të Universitetit të Prizrenit.

2. Mbledhja dhe Publikimi i të Dhënave

Mbledhja, krijimi, ruajtja, analizimi dhe botimi i të dhënave për aspektet e veprimtarisë ndërkombëtare.

3. Monitorimi dhe Analiza

Identifikimi, analizimi dhe përmbledhja e mundësive dhe rreziqeve ndërkombëtare për Universitetin

4. Koordinimi

Organizimi i rrjeteve të vendit dhe rajonal, dhe hartimi i memorandumeve ndërkombëtare dhe marrëveshjeve të tjera bashkëpunuese

5. Ndërlidhja dhe Diplomacia

Aranzhimi i vizitave në Universitetin e Prizrenit nga partnerë ndërkombëtarë, këshillime për udhëtime të huaja nga stafi i lartë i Universitetit, dhe menaxhimi i pjesëmarrjes së Universitetit të Prizrenit në marreveshje bashkëpunimi të zgjedhura universitare ndërkombëtare.

Duke punuar në bashkëpunim

Pothuajse të gjitha Strategjitë Ndërkombëtare të Universitetit të Prizrenit kryhen në bashkëpunim me departamentet e tjera të Universitetit. Zyra synon të kombinojë ekspertizën e saj në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe aftësinë e saj analitike me ekspertizën e specializuar të departamenteve të tjera, zhvillimin e veprimtarisë ndërkombëtare për t'iu përshtatur nevojave të Universitetit të Prizrenit.

Një Universitet Ndërkombëtar

Universiteti i Prizrenit, duke pasur parasysh që nuk është aq shumë përvojë (vetëm 9 vjet të themelimit) nuk është ende i ranguar sa duhet në radhët e universiteteve ndërkombëtare të institucioneve të arsimit të lartë, sepse ende ka shumë për të bërë në kuadër të aktiviteteve të Universitetit duke u përmirësuar dhe ngritur  në renditjen arsimore në të gjithë botën.

Universiteti i Prizrenit përpiqet të përfitojë nga bashkëpunimi i tij në klasë botërore nga stafi ndërkombëtar, stafi akademik lokal, stafi administrativ dhe numri i studentëve të Alumni dhe duke i angazhuar të gjithë ata me programe kërkimore-shklencore  ndërkombëtare, duke reflektuar ndërkombëtarizimin e vazhdueshëm të arsimit dhe kërkimit të tij.

Me kë të kontaktoni:

perparim.avdullahu@uni-prizren.com

Alumni:

Zyra duhet të vendoset shumë shpejt

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

""

Western Balkan Online Library Platform

https://lnss-projects.eu/bal/western-balkan-online-library-platform/