Bordi Këshillëdhënës Industrial i Fakultetit Juridik mbajti mbledhjen e radhës
Bordi Këshillëdhënës Industrial i Fakultetit Juridik në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, të mërkurën ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Mbledhja u mbajt me këtë rend dite: Diskutim rreth nevojave të tregut të punës; Diskutimi rreth hartimit të programeve të studimeve. Pas diskutimeve përmbajtjesore për secilën pikë të rendit të ditës, u dakorduan që të mbahet një punëtori për sektorin e drejtësisë nga ana e Fakultetit Juridik.