You are here:

Senati

Rektor

Prof. asoc. Dr. Mentor Alishani,

______________________________________________________________________

Prorektor për Buxhet, Financa dhe infrastrukturë

Prof. Ass. Dr. Adelina Rakaj

______________________________________________________________________

Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore

Prof. Asoc. Dr. Armend Podvorica

______________________________________________________________________

Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë:

Prof. Asoc.Dr. Serdan Kervan

______________________________________________________________________

Fakultetit Ekonomik

Prof. asoc. Dr. Drita Krasniqi, u.d. Dekane,

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike

Prof. asoc. Dr. Zirije Hasani, zv. Dekane,

Fakulteti Juridik

Prof. asoc. Dr. Muharrem Faiku, Dekan,

Fakulteti i Edukimit

Prof. asoc. Dr. Vedat Bajrami, Dekan,

Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit

Prof. asoc. Dr. Albana Plakiqi Milaimi, Dekane

Fakulteti i Filologjisë

Prof. asoc. dr. Xhafer Beqiraj, Dekan

Sekretar i Përgjithshëm, anëtar  ex officio;

Nexhmedin Krasniqi,

Anëtar/e

Prof. asoc. dr. Izer Maksuti

Prof. ass. dr. Dardan Vuniqi

Ass. msc. Vesel Usaj

Ass. msc. Liridon Buqaj

Ass. msc. Endrit Fetahi

 

Përfaqësues i administratës, anëtar

Nehat Gashi

Kryetar i parlamentit studentor, anëtar ex officio

Samire Karavidaj

Parlamenti studentor, anëtar/e

Fatlind Tredhaku

Armend Thaqi

 

    1. I Sipas Statutit Të UPZ (neni 47) detyrat dhe përgjegjësit e Senatit janë si në vijim:

1. Varësisht nga përgjegjësia e përgjithshme e Këshillit drejtues dhe nga përgjegjësia e Rektorit dhe e prorektorëve, Senati është përgjegjës për:
1.1. çështjet e përgjithshme  akademike që lidhen me kërkime, studime, mësimdhënie dhe kurset në Universitet, duke përfshirë:
1.2. kriteret për pranimin e studentëve;
1.3. zgjedhjen e mësimdhënësve (personelin akademik);
1.4. politikat dhe procedurat për vlerësimin dhe mbajtjen e provimeve për konstatimin e punës akademike të studentëve;
1.5. përmbajtjen e planprogrameve;
1.6. sigurimin e mësimit tërëjetësor;
1.7. standardet akademike, validitetin dhe rishikimin e kurseve;
1.8. sigurimin e cilësisë dhe vlerësimin;
1.9. procedurën për dhënien e kualifikimeve dhe të titujve akademikë të nderit;
1.10.procedurën për përjashtimin e studentëve për shkak të shkeljeve të   dispozitave ligjore.
2. Zhvillimin e strategjisë për aktivitetet akademike në Universitet dhe për mjetet e nevojshme për t’i mbështetur ato si dhe ofrimin e këshillave për Rektorin dhe Këshillin drejtues.
3. Zhvillimin e politikës së mbrojtjes së pronësisë intelektuale të Universitetit dhe shfrytëzimin komercial të saj.
4. Sigurimin e këshillave për çështje të tjera që Këshilli drejtues ose Rektori mund të kërkojnë nga Senati.

1. Detyrat e Senatit janë:

1.1. të aprovojë Statutin e Universitetit, të propozuar nga Këshilli drejtues;
1.2. të zgjedhë anëtarët e Këshillit drejtues që propozohen  nga Universiteti;
1.3. të zgjedhë dekanët dhe prodekanët sipas propozimeve të Këshillave të  njësive  akademike përkatëse;
1.4. të shkarkojë dekanët dhe prodekanët sipas procedurës së caktuar me këtë Statut;
1.5. të lëshojë vendime për pranimin dhe shuarjen e njësive akademike ;
1.6. të propozojë ndryshime të tjera në status të tyre për miratim nga ana e Këshillit Drejtues.
1.7. të miratojë programet e studimeve të njësive akademike;
1.8. të përpilojë strategji për zhvillimin akademik të Universitetit;
1.9. të nxjerrë Rregullore të përgjithshme për fushat e punës arsimore, kërkimore dhe  artistike;
1.10. të caktojë procedura dhe kritere për vlerësimin e mësimdhënies, punës  shkencore dhe artistike;

1.11. të propozojë kriteret për regjistrimin e studentëve, në përputhje me këtë Statut dhe Ligjin mbi Arsimin e Lartë;
1.12. të vendos për kriteret për përjashtimin e studentëve;
1.13. të definojë standardet akademike për ligjërata dhe për sigurim të cilësisë së mësimeve, në pajtim me këtë Statut;
1.14. të vendosë për kriteret e provimit;
1.15. të përcaktojë përmbajtjen e të gjitha të dhënave akademike dhe dokumentacionit sipas këtij Statuti;
1.16. të vendosë procedurën për vlerësimin e personelit akademik në përputhje me këtë Statut;
1.17. të zgjedhë anëtarët për të gjitha komisionet dhe këshillat që i formon Senati;
1.18. të marrë vendimet përfundimtare duke i marrë parasysh kundërshtimet e dhëna nga këshillat e njësive akademike;
1.19. të vendosë për dhënien e titullit Dr. Honoris causa;
1.20. të vendosë për dhënien e titullit Profesor emeritus sipas dispozitave të këtijStatuti;
1.21. të vendosë për dhënien e titullit Anëtar Nderi i Universitetit;
1.22. të shqyrtojë çështjet, me kërkesë të Këshillit drejtues apo Rektorit;
1.23. të shqyrtojë çështjet, me kërkesë të parlamentit të studentëve;
1.24. të nxjerrë Rregulloren e punës së Senatit;
1.25. të shqyrtojë çështje të tjera siç përcaktohen nga ky Statut ose me kërkesën e  Këshillit drejtues, Rektorit, këshillave të fakulteteve ose Parlamentit Studentor.

Neni 49

1. Senati mund të formojë këshilla ose komisione të përkohshme për ta këshilluar atë lidhur me aspekte të veçanta të punës së tij.
2. Senati ka një komision të përhershëm, të quajtur Komisioni i studimeve, sipas dispozitave të këtij Statuti