1

U mbajt takimi fillestar i Projektit: “Trajnime në nivel universitar Vreshtat dhe Verërat France-Kosovë” të financuar nga Qeveria Franceze nëpërmjet thirrjes “Edukimi i lartë në Ballkanin Perendimor”

Universiteti “Ukshin Hoti” dhe National School of Agronomical Sciences (Bordeaux Sciences Agro) France kanë fituar projektin “Trajnime në nivel universitar Vreshtat dhe Verërat France-Kosovë” të financuar nga Qeveria Franceze nëpërmjet thirrjes “Edukimi i lartë në Ballkanin Perendimor”.

Qëllimi i këtij projekt bashkëpunimi Franko-Kosovar është të promovojë zhvillimin e ekosistemit të vreshtave dhe verës në Kosovë dhe në arenën ndërkombetare duke kontribuar në konsolidimin e ofertës së specializuar të trajnimit duke u mbështetur në ekspertizën e Francës dhe Rajonit Nouvelle-Aquitaine, rajon i njohur me verërat më cilësore në botë. Përmes këtij projekti bashkëpunimi, arsimimi universitar do të mbledhë nevojat e trajnimit lokal dhe ndërtimi i një oferte trajnimi të përshtatur me kontekstin lokal dhe nevojat e tregut, bazuar në modelin francez i cili kombinon mësimdhënien teorike dhe praktike. Përfitues të ktij projekti do të jenë studentet dhe komuniteti i bizneseve të kesaj fushe.

Në kuadër të këtij projekti sot u mbajt takimi fillestar me partnerët e projektit, ku pjesëmarrës ishin stafi i Fakultetit te Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, Dekani Isuf Lushi dhe profesorët Ekrem Gjokaj dhe Nol Krasniqi, nga Bordeaux Science Agro në takim ishin profesorët Jean-Philippe Roby dhe Stephane Badet si dhe Hélène Lopez, Ana Merchan nga Interco Nouvelle-Aquitaine, poashtu si partner kryesor i projektit departamenti për vreshtari dhe verëtari nga MBPZHR z. Bekim Hoxha.