1000 Bursa për 1000 vajza/gra
Edhe një mbështetje financiare. Kësaj radhe për studentet e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM).
E lumtur që sot kemi shpallur thirrjen publike për mbështetje financiare për studentet vajza/gra në fushat e STEM të arsimit të lartë në Kosovë.
Synimi ynë është të mbështesim dhe promovojmë shkollimin e vajzave/grave që studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë në STEM.
Totali i shumës në dispozicion për këtë thirrje është 1,000,000 (një milion) EURO, me të cilën do të mbështeten 1,000 studente të fushave STEM me bursa në vlerë prej 1,000 (njëmijë) EURO.
Të drejtë aplikimi kanë studentet që në vitin akademik 2021-2022 regjistrojnë vitin e parë të studimeve në këto fusha në nivelin baçelor dhe që këto studime i vijojnë si studente të rregullta.
Për detaje tjera linku: https://masht.rks-gov.net/ uploads/2021/08/thirrja-me-nr- 01b-1561-per-mbeshtetjen- financiare.pdf
Suksese të gjitha aplikuesëve.