Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren (më tutje Universiteti) është themeluar në bazë të Vendimit 01/87 të Qeverisë së Republikës së Kosovës më 09.10.2009, si universiteti i dytë publik në Republikën e Kosovës, i vendosur në kryeqytetin historik të Kosovës. Qyteti i Prizrenit është i njohur për trashëgiminë e tij të pasur etnike, gjuhësore dhe kulturore. Kuvendi i Republikës së Kosovës më 30.05.2013 miratoi Statutin e Universitetit. Universiteti trashëgon përvojën e ish-Shkollës së Lartë Pedagogjike, si institucion i pavarur i arsimit të lartë i cili ofroi studime nga viti 1962 dhe më vonë u shndërrua në degën e Fakultetit të Edukimit në Prizren. Për më shumë se gjashtë dekada, sistemi i arsimit fillor dhe të mesëm në rajonin e Prizrenit (dhe më gjerë) është furnizuar me mësimdhënës nga institucioni ynë. Një traditë e tillë kohët e fundit vazhdon edhe në sektorë dhe industri të tjera. Ideja fillestare për themelimin e Universitetit lindi nga nevoja imediate të kërkesës së tregut të Prizrenit për përgatitjen e specialistëve në fushat e TIK-ut, administrim biznesi dhe menaxhment ndërkombëtar, agrobiznes, pylltari dhe shkenca mjedisore, arsim fillor dhe të mesëm, gjuhësi, juridik dhe fusha të ngjashme. Programet e studimit universitar hartohen në bashkëpunim të ngushtë dhe me konsulencë të përhershme ndërkombëtare. Programet e studimit universitar janë koherente me trendet e fundit të zhvillimit akademik Evropian. Në vitin 2022/2023 janë të regjistruar 3032 studentë aktivë (2045 studente femra dhe 987 studentë meshkuj). Studentët që studiojnë në Universitet vijnë nga rajoni i Prizrenit (Prizreni, Suhareka, Rahoveci, Malisheva dhe Dragashi), nga rajonet tjera të Republikës së Kosovës dhe nga Shqipëria Veriore. Struktura e moshës e studentëve është kryesisht e re. Prejardhja socio-ekonomike e studentëve të Universitetit është e nivelit mesatar, në përputhje me statusin socio-ekonomik të shumicës së popullsisë.
Aktualisht, Universiteti përbëhet nga 6 fakultete që ofrojnë 20 programe studimore , në dy nivele të studimeve, baçelor (BSc) dhe master (MSc). Përveç programeve të studimit në gjuhën shqipe, Universiteti u ofron studentëve edhe programe studimi në gjuhën turke dhe boshnjake. Diversiteti gjuhësor i programeve të studimit e bën Universitetin unik në krahasim me Universitetet e tjera në Kosovë. Shumica e programeve të studimit kanë fituar ri-akreditim për një periudhë tre (3) vjeçare, ndërsa tre prej tyre kanë fituar ri-akreditim për një periudhëpesë (5) vjeçare (Teknologjit e Informacionit dhe Telekomunikacionit (BSc), Gjuhë angleze dhe literatura (BA), dhe Juridik i iërgjithshme (LLB), si pasqyrim i pjekurisë institucionale.
Programet e ciklit të parë të akredituara nga AKA janë:
Institucioni i Arsimit të Lartë Higher Education Institution |
Nr. | Programi i studimit | Study Program | Kampusi | Niveli | ECTS | Kuota | I akredituar deri më |
Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren | 1 | Gjuhë dhe Letërsi Angleze, BA | English Language and Literature, BA | Prizren | BA | 240 | 120 | 30-Sep-2026 |
Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren | 2 | Gjuhë dhe Letërsi Gjermane, BA | German Language and Literature, BA | Prizren | BA | 180 | 100 | 30-Sep-2029 |
Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren | 3 | Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, BA | Albanian Language and Literature, BA | Prizren | BA | 240 | 40 | 30-Sep-2029 |
Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren | 4 | Dizajn Softueri, Bachelor Profesional | Software Design, Bachelor Professional | Prizren | Bachelor profesional | 180 | 180 | 30-Sep-2027 |
Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren | 5 | Administrim Biznesi, BSc | Business Administration, BSc | Prizren | BSc | 180 | 150 | 30-Sep-2025 |
Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren | 6 | Agrobiznes, BSc | Agribusiness. BSc | Prizren | BSc | 180 | 80 | 30-Sep-2029 |
Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren | 7 | Menaxhment Nderkombëtar, BSc | International Management, BSc | Prizren | BSc | 180 | 200 | 30-Sep-2025 |
Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren | 8 | Shkencat e Pyjeve dhe të Mjedisit, BSc | Forest and Environmental Sciences, BSc. | Prizren | BSc | 180 | 50 | 30-Sep-2027 |
Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren | 9 | Teknologjitë e Informacionit dhe Telekomunikim (në gjuhën shqipe, turke dhe boshnjake), BSc |
Information Technologies and Telecommunication (in Albanian, Turkish and Bosnian Language), BSc |
Prizren | BSc | 180 | 180 | 30-Sep-2027 |
Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren | 10 | Juridik i Përgjithshëm, LLB | General Law, LLB | Prizren | LLB | 240 | 180 | 30-Sep-2027 |
Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren | 11 | Qeverisje Demokratike dhe Sundim i Ligjit, LLM | Democratic Governence and Rule of Law, LLM | Prizren | LLM | 60 | 40 | 30-Sep-2027 |
Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren | 12 | Administrim Biznesi, MSc | Business Administration, MSc | Prizren | Msc | 120 | 80 | 30-Sep-2026 |
Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren | 13 | Menaxhim në Agrobiznes, MSc | Agribusiness Management, MSc | Prizren | MSc | 120 | 15 | 30-Sep-2029 |
Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren | 14 | Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Komunikim, MSc | Computer Science and Communication Technologies, MSc | Prizren | Msc | 120 | 45 | 30-Sep-2027 |
Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren | 15 | Shkencat e Edukimit-Profili: Mësimdhënie dhe Kurrikul MA | Education Sciences, profile Teaching and Curricula, MA | Prizren | MA | 120 | 70 | 30-Sep-2027 |
Njëkohësisht, brenda një periudhe afatmesme, Universiteti planifikon të hap edhe programet e studimeve të doktoratës. Në funksion të përmbushjes së këtij objektivi, UUHP është pjesë e projektit ndërkombëtar DIPHDICTKES (The development and implementation of PhD Curricula in ICT for Kosovo Education System) nën udhëheqjen e dy universiteteve prestigjioze, Linnaues University (LNU, Suedi) dhe NTNU (Norwegian University of Science and Technology, Norvegji).