You are here:

Mbështetja e studentëve me bursa

Studentët që studiojnë në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren gjatë studimeve të tyre do të kenë mundësi që të përfitojnë përkrahje financiare, si stimulim për suksesin e treguar gjatë studimeve. Përpos që Universiteti i shpërblen studentët e dalluar çdo vit, studentët do të kenë mundësi të përfitojnë bursa edhe nga MASHTI dhe nga komunat prej nga vijnë. Studimet falas dhe përkrahje me bursa nga Universiteti, nga MASHT, komunat dhe donatorët e ndryshëm e bënë Universitetin pa alternativë si urë për profesionin tuaj të ardhshëm.