Zyra për Marrëdhënie me Jashtë ndihmon departamentet akademike dhe administrative të Universitetit të Prizrenit në hartimin dhe zbatimin e veprimtarisë ndërkombëtare që përmbush qëllimet e përcaktuara në Planin Strategjik të Universitetit.
Zyra zhvillon veprimtari në pesë (5) fusha kryesore:
- Strategjia dhe Konsultimi
Hartimi i nismave dhe politikave për të siguruar, synimet ndërkombëtare të Universitetit të Prizrenit.
- Mbledhja dhe Publikimi i të Dhënave
Mbledhja, krijimi, ruajtja, analizimi dhe botimi i të dhënave për aspektet e veprimtarisë ndërkombëtare.
- Monitorimi dhe Analiza
Identifikimi, analizimi dhe përmbledhja e mundësive dhe rreziqeve ndërkombëtare për Universitetin
- Koordinimi
Organizimi i rrjeteve të vendit dhe rajonal, dhe hartimi i memorandumeve ndërkombëtare dhe marrëveshjeve të tjera bashkëpunuese
- Ndërlidhja dhe Diplomacia
Aranzhimi i vizitave në Universitetin e Prizrenit nga partnerë ndërkombëtarë, këshillime për udhëtime të huaja nga stafi i lartë i Universitetit, dhe menaxhimi i pjesëmarrjes së Universitetit të Prizrenit në marreveshje bashkëpunimi të zgjedhura universitare ndërkombëtare.
Duke punuar në bashkëpunim
Pothuajse të gjitha Strategjitë Ndërkombëtare të Universitetit të Prizrenit kryhen në bashkëpunim me departamentet e tjera të Universitetit. Zyra synon të kombinojë ekspertizën e saj në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe aftësinë e saj analitike me ekspertizën e specializuar të departamenteve të tjera, zhvillimin e veprimtarisë ndërkombëtare për t’iu përshtatur nevojave të Universitetit të Prizrenit.
Një Universitet Ndërkombëtar
Universiteti i Prizrenit, duke pasur parasysh që nuk është aq shumë përvojë (vetëm 9 vjet të themelimit) nuk është ende i ranguar sa duhet në radhët e universiteteve ndërkombëtare të institucioneve të arsimit të lartë, sepse ende ka shumë për të bërë në kuadër të aktiviteteve të Universitetit duke u përmirësuar dhe ngritur në renditjen arsimore në të gjithë botën.
Universiteti i Prizrenit përpiqet të përfitojë nga bashkëpunimi i tij në klasë botërore nga stafi ndërkombëtar, stafi akademik lokal, stafi administrativ dhe numri i studentëve të Alumni dhe duke i angazhuar të gjithë ata me programe kërkimore-shklencore ndërkombëtare, duke reflektuar ndërkombëtarizimin e vazhdueshëm të arsimit dhe kërkimit të tij.
Me kë të kontaktoni:
Alumni:
Zyra duhet të vendoset shumë shpejt