KODEKSI I SJELLJES SË STUDENTËVE
Në bazë të dispozitave të Ligjit nr. 04/L037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, e në përputhje me dispozitat e nenit 4 paragrafi 3 të Statutit të Përkohshëm të Universitetit të Prizrenit, Senati mbajti mbledhjen më 18.05.2012 dhe miratoi këtë:
Kodeksi i sjelljes së studentëve të UPZ-së
Ky kodeks përmban norma për sjelljen e studentëve në pajtim të plotë me rregullat dhe udhëzuesit si dhe me autoritetin dhe reputacionin publik të Universitetit të Prizrenit në tekstin e mëtejmë Universiteti.
Studentët e Universitetit të Prizrenit (në tekstin mëtejmë studentët), obligohen t’iu përrnbahen plotësisht dhe pa asnjë përjashtirn dispozitave të këtij Kodeksi.
Studentët janë të obliguar ta ruajnë autoritetin publik, dinjitetin dhe reputacionin e Universltetit, të fakultetit, të profesorëve, bashk punëtorëve, të të punësuarve të tjerë dhe të gjithë studentëve:
të marrin pjesë në ligjërata, ushtrime dhe në të gjitha format dhe modalitetet e mësimit, të definuar në planin dhe programin mësimor si dhe me rregullat dhe me udhëzuesit e studimeve.