You are here:

Sigurimi i Cilësisë

Sigurimi i Cilësisë në Universitet realizohet përmes një kornize të gjerë që përfshin të gjithë komponentet. Kjo qasje gjithëpërfshirëse siguron përmirësimin e vazhdueshëm të përvojës së përgjithshme arsimore. Shtyllat kyçe të Sigurimit të Cilësisë përfshijnë sigurimin e cilësisë në zhvillimin e programeve të studimit, proceset mësimore, aktivitetet e kërkimit shkencor, shërbimet studentore, punën profesionale administrative, infrastrukturën, etj..

Duke njohur rolin thelbësor të studentëve, profesorëve, administratorëve dhe palëve të jashtme të interesit, korniza i përfshinë ata aktivisht në vlerësim dhe me rol të rëndësishëm në përpjekjet e sigurimit të cilësisë. Gjithashtu, zënë vend mekanizmat e monitorimit, vlerësimit periodik dhe kontrollit rigoroz për të siguruar cilësinë e vazhdueshme në çdo aspekt.

Përkushtimi ndaj sigurimit të cilësisë thellohet nga një cikël i vazhdueshëm përmirësimi, që synon jo vetëm për të përmbushur standardet e vendosura, por edhe për t’i tejkaluar ato. Kjo qasje proaktive dhe dinamike shpreh përkushtimin e institucionit për të nxitur një mjedis edukativ jo vetëm të qëndrueshëm dhe efektiv, por edhe të përshtatshëm ndaj nevojave dhe pritshmërinë të ndryshueshme të palëve të interesit.