

KFOR-i dhuron materiale infografike për Universitetin e Prizrenit
Universiteti i Prizrenit mirëpriti një delegacion nga Komanda Rajonale Perëndim e KFOR-it (RC-W) dhe Kontingjenti Italian, të udhëhequr nga Komandanti i RC-W, Kolonel Federico Mora. Gjatë vizitës, delegacioni i dhuroi Rektorit, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, materiale infografike të destinuara për Këndin Italian në Universitet.
Ky donacion pasqyron bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të suksesshëm ndërmjet Universitetit të Prizrenit dhe Kontingjentit Italian të KFOR-it. Materialet do të kontribuojnë në pasurimin e Këndit Italian, promovimin e gjuhës dhe kulturës italiane, si dhe në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit akademik ndërkombëtar.
Universiteti i Prizrenit shpreh mirënjohjen e tij të sinqertë ndaj Komandës Rajonale Perëndim të KFOR-it dhe Kontingjentit Italian për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e çmuar në zhvillimin e aktiviteteve akademike dhe në fuqizimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve.










