Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë zt. Jörn Rohde ka vizituar Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë zt. Jörn Rohde të martën e ka vizituar Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren. Ai fillimisht është pritur në takim nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj dhe stafi menaxhues dhe më pastaj ka vazhduar me mbajtjen e një ligjëratë me studentët dhe stafin e programit të gjuhës gjermane dhe studentët e tjerë të interesuar.
Në takim Rektori Krrabaj e ka falënderuar ambasadorin Rohde për kontributin që ka dhënë shteti gjerman dhe po vazhdon ta jep për zhvillimin e Kosovës dhe sektorit të arsimit të lartë, në këtë kuadër edhe Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren. Rektori po ashtu e njoftoi ambasadorin se Universiteti është pjesë e ITP-Prizren (parkut gjermano-kosovare për trajnime dhe inovacionit në Prizren), ku hapësira është siguruar falas.
Ambasadori bëri të ditur se e ka përcjell zhvillimin e universitetit, sidomos përpjekjet për ndërkombëtarizim dhe shkollën verore ndërkombëtare që është organizuar vitin e kaluar.
Rektori e njoftoi ambasadorin se sivjet universiteti do të organizojnë edicionin e dytë të shkollës verore ndërkombëtare më të zgjeruar, ku parashihet që edhe një modul të jetë në gjuhën gjermane dhe se mirëpritet bashkëpunimi me ndonjë universitet nga Gjermania.
Takimi vazhdoj me ligjëratën dhe diskutimet me studentët dhe stafin mësimdhënës të departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane.
Vlen të përmendet se Gjermani ka kontribuar në zhvillimin e Universitetit që nga themelimi .