Ambasadori Minxhozi mbajti ligjëratë në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren
Në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, të mërkurën ka mbajtur një ligjëratë të hapur, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Shkëlqesia e Tij z. Qemal Minxhozi, me temë: Roli i turizmit në zhvillimin ekonomik të dy shteteve. Paraprakisht Ambasadori Minxhozi është pritur në takim nga u.d. Rektori Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj dhe stafi i tij menaxhues, i cili edhe i ndau mirënjohje për kontributin e dhënë që nga themelimi në zhvillimin e këtij institucioni. Ambasadori Minxhozi u shpreh mirënjohës me këtë rast, duke theksuar se sa herë vizion Prizrenin dhe këtë universitet ndjen emocion të veçantë.