Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, znj. Tammy Ziv, ka vizituar Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren
Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, znj. Tammy Ziv, dhe Ambasadorja e parë e Kosovës në Izrael, znj. Ines Demiri, të enjten kanë vizituar Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Ato janë pritur nga Prof. Asoc. Dr. Halil Kukaj ( i autorizuar nga Rektori Krrabaj), z. Nexhmedin Krasniqi u.d. Sekretar i Përgjithshëm dhe bashkëpunëtorët e tjerë. Në takim u diskutua mundësia e vendosjes së bashkëpunimit me universitetet nga Izraeli, nga përvoja e të cilëve mund të përfitojmë.
Dy palët u pajtuan se bashkëpunimi konkret mund të vendoset përderisa ekziston disponimi i mirë dhe interesi i dyanshëm.