Ambasadorja franceze Marie-Christine Butel e vizitoi Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren
Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të martën e ka vizatuar ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel dhe këshilltari për kulturë Donato Giuliani. Ata janë pritur nga u.d. Rektori Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj, u.d. Prorektorja për mësimdhënie, çështje të studentëve dhe kërkime shkencore Prof. Asoc. Dr. Albana Plakiqi Milaimi, u.d. Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ngritje të cilësisë Prof. Ass. Dr. Arsim Susuri, Prof. Ass. Dr. Dardan Vuniqi u.d. Prorektor për buxhet, financa dhe Infrastrukturë, dhe bashkëpunëtorët e tjerë, Prof. Ass. Dr. Kushtrim Braha, Prof. Ass. Dr. Ekrem Gjoka, Prof. Ass. Dr. Nol Krasniqi, dhe udhëheqësi i Zyrës së Projekteve, Msc. Tauland Thaqi. Në takim u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit me projektin aktual University training Vine&Ëine Francë – Kosovo, ku Universiteti është përfitues. Pastaj bashkëpunim në kuadër të organizimi i “Javës frankofone në Kosovë” ku Prizreni do të jetë në qendër, organizimi i përbashkët i aktiviteteve jashtë kurrikulare në kuadër të edicionit të sivjetmë të shkollës verore. Ndërkaq u bisedua edhe për bashkëpunim në kuadër të programeve Horizon, Erasmus Plus, Horizon de Evrope. Po ashtu ambasadorja u zotua së do të mbështesë anëtarësimin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Aleancën e Universiteteve frankofone në botë.
U.d. Rektori Krrabaj e falënderojë shtetin e Francës për mbështetjen e çlirimit dhe shtetfiormit të Kosovës dhe Universitetin në veçanti dhe për zotimin e dhënë për vazhdimin e mbështetjes dhe bashkëpunimit.