Anëtarët e “Royal College of Defence Studies” nga Mbretëria e Bashkuar vizituan Universitetin
Anëtarët e “Royal College of Defence Studies” (Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes), të cilët çdo vit kryejnë turne tri javore në pjesë të ndryshme të botës, sivjet po vizitojnë Kosovën. Në këtë kuadër ata të enjten kanë vizituar Prizrenin dhe Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, për të vazhduar ditëve në vijim nëpër komunat dhe takime në institucionet qendrore.
Ass. Dorinë Rakaj prezantoi para tyre një historik të shkurtër të Universitetit dhe vizionin për zhvillim.
Po ashtu stafi i Universitetit, u përgjigjen pyetjeve të tyre rreth Universitetit.
Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes (RCDS) është institucion i njohur ndërkombëtarisht dhe pjesë e Akademisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.