Arrihet marrëveshje me “Ex-Cite” – ofrohen bursa për studentët e FSHK-së
Rektori e mirëpriti këtë mundësi, duke falënderuar qendrën dhe përfaqësuesin z. Guhelli, për përfshirjen edhe të studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren.
SCRUM-Agile është strukturë e menaxhimit të projekteve komplekse në fushën e Teknologjisë Informative, kurse AWS është Amazon Web Services e cila është CLOUD platformë më e fuqishme në botë e hapësirave të të dhënave dhe veprimit të programeve dhe platformave digjitale në aktivitetet e Teknologjisë informative me të cilën shërbehen pothuajse 80% e kompanive më të mëdha botërore.
Këto bursa do të kontribuojnë në mënyrë direkte në pasurimin e diturisë së studentëve me sukses të spikatur.
Në takim ishin edhe Prof. Ass. Dr. Albana Plakiqi-Milaimi Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, Prof. Ass. Dr. Arsim Susuri, Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë dhe Prof. Ass. Dr. Zirije Hasani, u.d. Dekane e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.