Berisha dorëzoi detyrën e kryetarit të Parlamentit Studentor te Tredhaku
Në prani të Rektorit, Prof.Dr Samedin Krrabaj dhe Sekretarit të Përgjithshëm z.Burim Berisha, u bë pranim-dorëzimi i detyrës së Kryetarit të Parlamentit Studentor, nga ushtruesi i detyrës së kësaj pozite, Arianit Berisha, te kryetari i ri, Fatlind Tredhaku.
Të pranishëm ishin të dyja kryesitë, e deritanishmja dhe e sapo zgjedhura, duke treguar kështu përkushtimin e përfaqësuesve të ri për të trasuar rrugën e sukseseve të Parlamentit Studentor.
Sot për strukturën e vjetër ishte edhe dita e fundit si përfaqësues të studentëve, duke përmbyllur kështu një mandat me shumë suksese në mes furtunash e sfidash!
Për strukturën e re, një fillim i ri me përgjegjësinë e madhe për të vazhduar me përkushtim mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të studentëve!