Career Transition Support North Macedonia and Kosovo
Kemi kënaqësinë të prezantojmë programin mbështetës të tranzicionit të karrierës për praktikë në kompani në Kosovë, sipas zgjedhjes suaj. Ky program i World University Service (WUS) financohet dhe mbështetet nga qeveria e North Rhine-Westphalia.
Për të marrë pjesë, duhet të identifikoheni në lidhjen e bashkangjitur:
Zoom Link: https://us06web.zoom.us/j/89463145736
Kush mund të aplikojë?
- Studentët që janë në fazën e fundit të studimeve (do të diplomohen në gusht ose shtator 2023);
- Ata që janë diplomuar jo më shumë se 6 muaj para afatit të aplikimit (31.08.2023)
- Ata që janë në studime master.
Cfare ne ofrojme:
Trajnime se si të gjeni punën tuaj të ëndrrave (krijimi i CV-së, Letra e Motivimit dhe intervista juaj e parë).
15.000 denarë në muaj për një periudhë 3-6 muaj
Të gjitha llojet e konsultimeve për Praktikë dhe hapje të biznesit tuaj
2 kurse trajnimi se si ta bëni stazhin tuaj të suksesshëm
Janë në dispozicion 10 bursa për 10 studentë (preferencë do të kenë ata që paraqesin aplikimet më të mira dhe ata që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta).
Për më shumë informacion, mund të kontaktoni Dimitar Kaljoszewski në [email protected] ose në 072 227 940
Faqja jonë e internetit: www.career-northmacedonia.de