DAAD nga Gjermania dhe ÖAD nga Austria prezantojnë mundësitë për bursa për studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren
Në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren u mbajt takimi informues me studentë, prezantimi i bursave për studime nga Austria dhe Gjermania si dhe mundësitë për studime në shtetet gjermanofolëse. Prezantimi u organizua nga lektori gjerman i DAAD-së prof. Adrian R, lektori nga ÖAD austriake prof. Verena Walzl dhe stafi mësimdhënës i Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane.