Delegacioni i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren takoi drejtorin regjional të Arsimit në Maltepe-Stamboll Huseyin Aydogdu
Gjatë vizitës në Turqi të delegacionit të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren , të martën janë takuar me drejtorin regjional për Arsim në Maltepe z. Huseyin Aydogdu. Në takim delegacioni i UPZ mësoi për përvojat e tyre të organizimit të sektorit të Arsimit dhe ndërlidhja me tregu. Vlen të theksohet se z. Huseyin ka dhënë kontribut që të arrihet marrëveshja me Universitetin e Maltepes.
Vizita në Turqi është shumë e frytshme pasi përpos marrëveshjes po zhvillohen takime të frytshme në interes të Universitetit.
Delegacioni i Universitetit “Ukshin Hoti” përbëhet nga : Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja – Kryesues Këshillit Drejtues, Dr. Sc. Sevim Mustafa zv.kryesuese e KD-së, Prof. Asoc. Dr. Albana Plakiqi-Milaimi zv.Rektore, Prof. Ass. Dr. Zirije Hasani u.d. Dekane në FSHK, Prof. Asoc. Dr. Elsev Brina-Lopar shefe e degës të Gjuhës Turke në Fakultetin e Edukimit, Prof. Ass. Dr. Fatmir Mehmeti zv. Dekan në Fakultetin e Edukimit. Delegacionin e Universitetit po e shoqëron edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës znj. Fidan Brina-Jilta.