Delegacioni nga Universiteti i IOWA vizituan Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren u vizitua nga një delegacion i stafit akademik nga Universiteti I IOWA nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës I përbërë nga Dr. Russell Ganim (Dekan i Programeve Ndërkombëtare), Dr. Daniel L. Clay (Dekan, Kolegji i Arsimit, Universiteti i Iowa), Dr. Cassie L. Barnhardt (Profesor i asociuar dhe një anëtar i lartë kërkimor, Qendra e Politikave Publike – Universiteti i Iowa-s) dhe Dr. Carolyn Lawrence-Dill (Dekan për Kërkime dhe Zbulime, Universiteti Shtetëror i Iowa).
Rektori prof.Asoc.Dr.Samedin Krrabaj së bashku me tre prorektorët dhe Prof.Ass.Dr.Zirije Hasani, Prof.Asoc.Dr Arsim Susuri dhe Prof.Ass.Dr.Adelina Rrakaj dhe dy dekanët prof.Asoc.Dr.Albana Milaimi dhe Prof.Asoc.Dr.Ercan Canhasi.
Vizita u realizua pas nënshkrimit dhe fillimit zyrtar të projektit të financuar nga USAID që ka për qëllim lidhjen e Universitetit me sektorin privat në fushën e shkencave kompjuterike dhe agrobiznesit. Menaxhmenti i njoftoi vizitorët me punën hulumtuese dhe laboratorët që posedon universiteti në këto dy fakultete. U njoftuan edhe me bashkëpunimin që universiteti ka me industrinë.
Kjo vizitë garantoi një bashkëpunim shumë të rëndësishëm që Universiteti I Prizrenit po e fillon me Universitetin amerikan I cili do kontribuoj shumë në ndryshimin e formës se si do përgatiten studentët për tregun e punës duke shkëmbyer praktikat më të mira nga universitetet amerikane.