Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit dhe Klubi Studentor i Agrobiznesit festuan Ditën e Tokës
Sot, Klubi Studentor i Agrobiznesit në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” ka mbajtur manifestimin e tij inaugurues në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës. Tubimi bashkoi studentë nga Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, stafi i universitetit dhe mysafirë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Dekania Albana Milaimi përuroi aktivitetin, e më pas u mbajt një prezantim nga Z. Tahir Ahmeti Drejtor i Departamentit të Pyjeve në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Ahmeti theksoi rëndësinë dhe rolin e pyjeve në mbrojtjen e tokës dhe veprimit kolektiv në mbrojtjen e mjedisit.
Më pas, anëtarët e klubit, të udhëhequr nga profesorët e fakultetit, zhvilluan një aktivitet duke vendosur shenja informuese sipas lisave në kampus, duke identifikuar specie të ndryshme. Këto tabela do të mbeten për të edukuar studentët dhe vizitorët për florën e kampusit.
Ngjarja u sponsorizua nga Organizata joqeverritare Ec ma Ndryshe, me mbeshtetjen e Ambasades Suedeze, Sweden Activism dhe CDF, me mbështetje shtesë nga Aktiviteti I USAID-it Partneritet me Sektorin Privat per Forcimin e Arsimit te Larte. Ne shprehim mirënjohje për sponsorët tanë dhe inkurajojmë të gjithë të marrin pjesë në mbrojtjen e planetit tonë. Ne e përgëzojmë Klubin e Agrobiznesit për fillimin e tij dhe nxisim vazhdimin e angazhimit dhe ngjarjeve informuese për studentët. Gëzuar Ditën e Tokës për të gjithë!