Federata e Sporteve Universitare të Kosovës organizoi manifestimin e shpalljes së studentëve sportistë Laureatë për vitin 2023
Fjalën hyrëse e morri Presidenti i Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës – Prof.Dr Musa Selimi, i cili i falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre.
Në këtë manifestim ishin të ftuar të gjithë rektorët e Universiteteve Publike të Kosovës si dhe rektorët e Universiteteve Private, përfaqësues nga komiteti olimpik i Kosovës, përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, donatorë, profesorë, anëtar të bordit të FSUNK-së dhe studentë.
Komisioni organizativ në përzgjedhje të studentëve Laureatë sportiv, ditë më parë kishte bërë përzgjedhjen e studentëve sportistë më të mirë për vitin 2023.
Në mesin e këtyre studentëve sportistë Laureatë për sukseset e arritura në garat sportive vendore dhe ato ndërkombëtare dy nga studentët sportistë nga Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren u dekoruan me mirënjohje për rezultatet e arritura e sidomos për pjesëmarrjen në garat sportive ndërkombëtare në Futsal në Antwerp, Belgjikë si dhe në garat e Futsal-it Paris 2023.
Studentët Laureatë janë : Rinor Avdullahu – kapiteni i ekipit të Futsal-it së UPZ-së si dhe Bardhi Rrezja portieri i ekipit të Futsal-it së UPZ-së.
Përveç këtyre dy mirënjohjeve, për organizim dhe pjesëmarrje në garat e ndryshme sportive Universitare vendore dhe ndërkombëtare nga studentët e UPZ-s, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani – Rektor i UPZ-së u dekorua gjithashtu me mirënjohje falënderimi për kontributin e studentëve të UPZ-së.
Një mirënjohje e posaçme i’u nda edhe Përparim Avdullahut – Udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me jashtë në UPZ, si anëtar i bordit të Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës për kontributin e dhënë gjatë gjithë vitit 2023 e në veçanti për pjesëmarrjen në gara sportive ndërkombëtare si ato në : Antwerp-Belgjikë, Paris-Francë, Gjenevë-Zvicër.