Fillon zbatimi i Projektit "Mentorimi i ndryshimeve klimatike"
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, në bashkëpunim me UNDP, kanë hartuar dhe do të fillojnë implementimin e Projektit “Mentorimi i ndryshimeve klimatike”, për studentët që studiojnë në Universitetin “Ukshin Hoti”, në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit. Ky projekt do të implementohet në periudhën 1 Tetor 2022 deri më 30 Shtator 2023. Synimi kryesor i këtij projekti është edukimi i të rinjëve dhe shtresave të margjinalizuara lidhur me ndryshimet klimatike, si dhe me çështjen e mjedisit. Gjatë implementimit të projektit do të realizohen takime, ligjërata, vizita në terene të ndryshme, aktivitete vetëdijësuese dhe emisione të shumta televizive.