Finalizohet moduli i parë i Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren
Universiteti në bashkëpunim me HERAS Plus organizuan punëtorinë vijuese, me qëllim të funksionalizimit të Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie (QPM).
Trajnimi u fokusua në finalizimin e Modulit të trajnimit mbi Metodologjitë Moderne të Mësimdhënies në universitet. Kjo ishte faza e fundit në serinë e trajnimeve dhe punëtorive të organizuara në procesin e funksionalizimit të Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie. Ngjarja e Trajnimit të Trajnerëve ishte një vazhdim i serisë së punëtorive të përqendruara në metodat moderne të mësimdhënies, hartimin e planprogramit, rezultatet e të nxënit dhe vlerësimin.
Prof. Ass. Dr. Zirije Hasani, Prorektore për mësimdhënie, çështje të studentëve dhe kërkime shkencore, e vlerësoi si arritje të madhe për Universitetin finalizimi i këtij moduli, që është bërë me mbështetje të HerasPlus, të cilët i falënderoi.
Nehat Dervishi Koordinator në HERAS Plus, theksoi se ata synojnë avancimin e kompetencave të stafit publik të IAL-ve në fushën e mësimdhënies, kurrikulës, përgatitjes së materialeve didaktike, përdorimit të pajisjeve, e-learning, programeve jashtëshkollore, mësimdhënies në lidhje me kërkimin shkencor si dhe lidhjen e të mësuarit me kërkimin dhe punën në komunitet.
Kështu tani e tutje, Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit “Ukshin Hoti” do të ketë kapacitet vetanake që të ofrojë trajnime për stafin e vetë, por edhe për institucionet tjera arsimore.
Vlen të përmendet se me përfundimin e Trajnimit të Trajnerëve dhe finalizimin e Moduleve të Trajnimit, Projekti përfundoi dhe ofroi mbështetjen për CET (pjesë e UUHP) në komponentin e Mësimdhënies.
HERAS Plus financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim e bashkëfinancuar nga MESTI dhe zbatuar nga ËUS Austria, Zentrum für Soziale Innovation – ZSI dhe OeAD