Ftesë-Shfaqja e Filmit Push & Panel Diskutimi nga DokuFest
Projekti Fabrika Digjitale e Filmit, i mbështetur përmes pakos për ringjallje ekonomike nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nisi në shkurt me një program të rregullt të shfaqjeve në kinema dhe përmes web faqes së DokuFest me filma të kuruar me temat e Ndryshimeve Klimatike, Fuqizimit të Vajzave & Barazisë Gjinore, Diversiteti Kulturor & Përfshirje Shoqërore, Edukimit Mediatik & Multimedia. Ky projekt do të kontribuojë edhe më tej në fuqizimin e programit “Promovimi i Shoqërisë Demokratike përmes Kulturës dhe Artit” që mbështetet nga Ambasada Suedeze në Kosovë.
Ju ftojmë që me datë 25 shkurt 2022 në ora 19:00 në DokuKino, të merrni pjesë në shfaqjen e filmit dokumentar PUSH nga regjisori i njohur, Fredrik Gertten, i cili hulumton se përse në qytetet anembanë botës, të kesh një vend për të jetuar po bëhet gjithnjë e më e vështirë, ani pse banimi (strehimi) është një e drejtë themelore e njeriut dhe një parakusht për një jetë të sigurt dhe të shëndetshme.
Pas shfaqjes së këtij dokumentari do të diskutohen praktikat aktuale në Kosovë rreth zbatimit të konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe komponentëve përkatës në planifikimin hapësinor dhe atë urban, ndikimet e deritanishme në qendrat urbane me theks në zonat historike si dhe vizionin për të ardhmen. Paneli i diskutimit do të përbëhet nga arkitektët, Flaka Xërxa dhe Ilir Gjinolli, moderimi nga Fisnik Minci.
Me respekt,
Idriz Morina
Project Manager