Gratë Ndërmarrëse: Biseda frymëzuese dhe mundësi rrjetëzimi
Të dashura Gra të komunës së Prizrenit,
Ju ftojmë në eventin “Gratë Ndërmarrëse: Biseda frymëzuese dhe mundësi rrjetëzimi” në kuadër të ITP-së ku do të flasim për fuqizimin e grave, arritjet e tyre dhe punën e palodhshme.
Data: 31 Janar 2024 (e mërkure)
Koha: 10:00 – 14:00
Vendi: Amfiteatri i Fakultetit Ekonomik, “Universiteti i Prizrenit” Ukshin Hoti.
Linku për regjistrim: https://forms.gle/vTxAVTxXu1e8karP8
Koha: 10:00 – 14:00
Vendi: Amfiteatri i Fakultetit Ekonomik, “Universiteti i Prizrenit” Ukshin Hoti.
Linku për regjistrim: https://forms.gle/vTxAVTxXu1e8karP8
Kemi kënaqësinë të organizojmë një panel diskutimi me – Jeta Zagragja, CEO dhe Themeluese, nga kompania AnchorzUp, e cila do të ndajë me ju rrugëtimin e saj nga fillimet e karrierës e deri te pozitat e larta drejtuese. Ajo do të shpalosë sfidat me të cilat është përballur dhe ende përballet në rrugën e saj drejt suksesit, si i ka tejkaluar ato dhe ka arritur të bëhet ajo që është sot. Së bashku me Jetën do të jetë Arta Istrefi, Themeluese e komunitetit Women Entrepreneurs Kosovo.
Eventi përfshin gjithashtu një hapësirë rrjetëzimi, e cila është e shkëlqyeshme për të mësuar nga përvoja e njëra-tjetrës dhe të njiheni me gra dhe profesioniste në fusha të ndryshme të biznesit.
Për të gjitha ju që jeni profesioniste, studente e ndërmarrëse – kjo ngjarje është për JU!
Për të gjitha ju që jeni profesioniste, studente e ndërmarrëse – kjo ngjarje është për JU!
Le të krijojmë një rrjet të mirëfilltë, të ndihmojmë njëra-tjetrën dhe të krijojmë një komunitet ku çdo grua ndihet e fuqizuar për të ndjekur ëndrrat e saj.
Bëni tag të gjitha shoqet dhe koleget! Le t’a bëjmë këtë event festë për gratë dhe të sjellim një ndryshim pozitiv në Prizren