Iniciohet bashkëpunimi me Cacttus Education, kompani në fushën e shërbimeve të TIK-ut
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, të enjten ka pritur në takim Driton Hapqiun, Kryetar i Bordit të Cacttus, Vildane Kelmendi, Drejtoreshë e Cacttus Education, dhe Anesa Topko BD.
Në takim është diskutuar për vendosjen e bashkëpunimit me qëllim të realizimit të projekteve të përbashkëta, punës praktike të studentëve dhe aktivitete tjera të përbashkëta në interes të dyanshëm.
Inicimi i bashkëpunimit me Cacttus Education, e cila është kompani Kosovare në fushën e shërbimeve të TIK, është në funksion të vendosjes së bashkëpunimit të qëndrueshëm me industrinë për perspektiven e studentëve gjatë studimeve dhe pas diplomimit, dhe zhvillimit të përgjithshëm të Universitetit.