Iniciohet bashkëpunimi me Universitetin Sapienza në Romë, Itali
Delegacioni i përbërë nga Prof. asst. dr. Jasmin Jusufi, anëtar i Këshillit Drejtues dhe z. Nehat Gashi, Udhëheqës i Zyres së Karrierës dhe Alumnit, vizituan Universitetin Sapienza në Romë, Itali. Gjatë vizitës, përfaqësuesit e Universitetit Ukshin Hotit u takuan me Prof. Fiorenza Deriu, Profesore dhe Delegate e Rektorit për Programin “Erasmus Mundus” në Universitetin Sapienza, Prof. Giovanna Jona Lasinio, Udhëheqëse e Departamentet të Shkencave Statistikore si dhe me Koordinatoren e Projekteve Ndërkombëtare dhe Koordinatoren për Mobilitet në Nivel Qendror. znj. Graciela. Nga këto takime, palët u pajtuan të nënshkruajnë një marrëveshje të zgjeruar bashkëpunimi mes Departamentit të Shkencave Statistikore në Sapienza si dhe Departamentit të Filologjisë po nga ky universitet. Ky bashkëpunim do të të krijojë mundësi unike për shkëmbime akademike dhe projekte të përbashkëta. Koordinatorja e Erasmus+ e Universitetit Sapienza, shprehu gatishmëri për të përfshirë Universitetin e Prizrenit në çdo thirrje për mobilitet të stafit dhe studentëve. Universiteti i Prizrenit pret me padurim zbatimin e këtyre marrëveshjeve, për të ndërtuar një lidhje më të thellë me Universitetin Sapienza dhe për të pasuruar përvojat akademike dhe kulturore të studentëve dhe personelit tonë.