Këshilli Administrativ i Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie mbajti mbledhjen e radhës
Në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, të enjten ka mbajtur mbledhje Këshilli Administrativ(KT) i Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie (QPM), kryesuar nga kryesuesi – Prorektori për mësim, çështje të studentëve dhe kërkime shkencore, Prof. Asoc. Dr. Armend Podvorica. Në mbledhje morën pjesë anëtarët e KT dhe u.d. Koordinatorja e QPM-së, Prof. Asoc. Dr. Sermin Turtulla. Mbledhja është mbajtur me këtë rend të ditës: Shqyrtimi i Raportit të Punës të QPM për vitin 2023, Diskutimi për Planin e Punës për vitin 2024; Shqyrtimi i Rekomandimeve të KQSC për krijimin/rritjen e kapaciteteve të QPM-së; Shqyrtimi dhe miratimi i Kërkesës për Këshillin e Trajnerëve për hartimin e moduleve të reja në bazë të propozimit të KQSC dhe nevojave të Universitetit; Të ndryshme.
Mbledhjen e hapi dhe e drejtoi kryesuesi, Prof. Asoc. Dr. Armend Podvorica. Ai falënderoi të gjithë ata që kanë punuar deri më tani, përfshirë koordinatoren, dhe këshillin e trajnerëve, përfshirë edhe partnerët vendor dhe ndërkombëtar që kanë kontribuar në krijimin dhe funksionalizimin e kësaj qëndroje të rëndësisë së veçantë për Universitetin.
Në mbledhje u diskutua në mënyrë përmbajtjesore për pikat e rendit të ditës dhe mbeti që raporti i punës për vitin 2023 të detajohet dhe gjithashtu propozim plani i punës/zhvillimit për vitin 2024 po ashtu të jetë sa më gjithëpërfshirës. Për konkretizimin e pikave të rendit të ditës, mbeti që të diskutohet dhe të vendoset në mbledhjen e radhës.
Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie, ka për qëllim ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve akademike si dhe promovimin e një kulture të përsosmërisë për mësimdhënie dhe mësimnxënie.