Këshilli Drejtues i Universitetit "Ukshin Hoti" Prizren, mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, të martën mbajti mbledhjen e radhës. Mbledhja u drejtua nga Kryesuesi Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja. Mbledhja u mbajt në sallën e mbledhjeve në FSHJM, me këtë rend të ditës: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të kaluara, datë 10.02.2023 dhe 28.03.2023; Shqyrtimi i raportit të punës për vitin 2022; Shqyrtimi i kërkesës me Nr. Prot. 02-170, të datës 27.03.2023, parashtruar nga Këshilli Organizativ i Shkollës Verore; Formimi i Komisionit për shqyrtimin e dokumentacionit dhe ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2021 – 2022; Formimi i Komisionit për shqyrtimin e ankesave eventuale të studentëve të pakënaqur me rezultatin e ndarjes së bursave, për vitin akademik 2021/2022; Shqyrtimi i shkresave të drejtuara në Këshillin Drejtues.
Kryesuesi i falënderoi anëtarët e Këshillit Drejtues për diskutimet dhe për kontributin e dhënë