Këshilli Drejtues i Universitetit "Ukshin Hoti" Prizren, mbajti mbledhjen e radhës
Mbledhja u hap dhe drejtua nga Kryesuesi Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja. Mbledhja u mbajt në sallën e mbledhjeve në FSHJM, me këtë rend të ditës: Verifikimi i mandatit të anëtarëve të Këshillit Drejtues, znj. Rajmonda Kurshumlia dhe Edita Alo, të emëruar nga MASHTI, sipas vendimit me Nr. Prot. 01/B 1942 të datës 13.04.2023; Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për shpallje të Konkursit për pozitën e Rektorit në Universitetin ‘’Ukshin Hoti’’ Prizren, si dhe zgjedhja e zv.Kryesuesit të Këshillit Drejtues.
Me votim unanim, është bërë verifikimi i mandatit të anëtarëve të rinj të KD-së, sipas raportit nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm, zt. Nexhmendin Krasniqi.
Po ashtu me vendim unanim, Këshilli Drejtues vendosi të shpall Konkursin për zgjedhjen e Rektorit të Universitetit, i cili do të bëhet publik.
Po ashtu, znj. Rajmonda Kurshumlia me vendim unanim është zgjedhur zv.Kryesuese e Këshillit Drejtues.
Kryesuesi i falënderoi anëtarët e Këshillit Drejtues për diskutimet dhe për kontributin e dhënë.