Këshilli Drejtues i Universitetit "Ukshin Hoti" Prizren, mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, të martën mbajti mbledhjen e radhës. Mbledhja u drejtua nga Kryesuesi Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja. Mbledhja u mbajt në sallën e mbledhjeve në FSHJM, me këtë rend të ditës: Shqyrtimi dhe miratimi i rendit të ditës; Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara; Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për Themelimin e Marrëdhënies së Punës dhe Përshkrimin e Detyrave të Punës në Administratën e Universitetit; Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Komisionit për Rishikimin e Strategjisë për Veprimtari Kërkimore – Shkencore 2020 – 2024; Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Prorektores për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, me Nr. Prot. 01-64, i datës 09.12.2022, për zgjedhjen e Këshillit administrativ të Qendrës për kërkime, inovacion dhe transfer të dijes; Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të Prorektores për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, me Nr. Prot. 01-645, i datës 09.12.2022, për mbështetje financiare nga masa 3; Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave të rektorit, për miratim të kuotave.
Kryesuesi i falënderoi anëtarët e Këshillit Drejtues për diskutimet dhe për kontributin e dhënë.