Këshilli Drejtues i Universitetit "Ukshin Hoti" Prizren, të premten mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, të premten mbajti mbledhjen e radhës. Mbledhja u drejtua nga Kryesuesi Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja. Mbledhja u mbajt online me këtë rend të ditës: Shqyrtimi dhe miratimi i rendit të ditës; Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të kaluara; Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme për organet drejtuese të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren; Formimi i KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve të vitit 2022; Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për themelimin, strukturën dhe funksionimin e qendrës për kërkime, inovacion dhe transfer të dijes në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren; Shqyrtimi dhe miratimi i Kodit të Etikës për Studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren; Emërimi i koordinatorit të përkohshëm të Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie; Formimi i Këshillit administrativ të Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie; Kryesuesi i falënderoi anëtarët e Këshillit Drejtues për diskutimet dhe për kontributin e dhënë.