Këshilli Drejtues i Universitetit "Ukshin Hoti" Prizren, të premten mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, të premten mbajti mbledhjen e radhës. Mbledhja u drejtua nga Kryesuesi Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja. Mbledhja u mbajt online me këtë rend të ditës: Shqyrtimi dhe miratimi i rendit të ditës; Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të kaluara më datë 22.06.2022, 30.06.2022 dhe 08.07.2022; Shqyrtimi i raportit të punës për vitin 2021; Formimi i komisionit për ndarjen e bursave, për vitin akademik 2020/2021; Formimi i komisionit për shqyrtimin e ankesave eventuale të studentëve të pakënaqur me rezultatin e ndarjes së bursave, për vitin akademik 2020/2021; Shqyrtimi dhe miratimi i rregullores për të ardhura personale të personelit akademik, shtesat për funksione, mbi normat, honorarët dhe komisionet në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren; Shqyrtimi dhe miratimi i rregullores për zgjedhjet e përgjithshme në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren; Shqyrtimi i shkresave të drejtuara Këshillit Drejtues. Pas diskutimeve nga ana e anëtareve të KD-së, të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan. Kryesuesi i falënderoi anëtarët e Këshillit Drejtues për diskutimet dhe për kontributin e dhënë.