Këshilli Drejtues ka mbajtur online mbledhjen e radhës
Mbledhja u mbajt me këto pika të rëndit të ditës: Shqyrtimi dhe miratimi i rendit të ditës; Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për Orarin e Punës dhe Pushimet e Personelit Administrativ; Shqyrtimi i Kërkesës me Nr. Prot. 01-534, të datës 03.11.2022, parashtruar nga Prof. Ass. Dr. Zirije Hasani, Prorektore për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, për Plotësimin dhe Ndryshimin (Korrigjimin) e Rregullores për Themelimin, Strukturën dhe Parimet e Funksionimit të Qendrës për Kërkime, Inovacion dhe transfer të dijes; Formimi i Komisionit për Hartimin e Rregullores për Pronësinë Intelektuale; Formimi i Komisionit për Hartimin e Rregullores për Formën, Përmbajtjen, Përdorimin dhe Ruajtjen e vulave në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren; Shqyrtimi i Kërkesës me Nr. Prot. 01-535, të datës 03.11.2022, parashtruar nga Rektori i Universitetit, për Lejimin e Procedurave të Shpalljes së Konkursit për Staf Administrativ (2 pozita); Shqyrtimi i Kërkesës me Nr. Prot. 01-536, të datës 03.11.2022, parashtruar nga Senati i Universitetit, për Lejimin e Procedurave të Shpalljes së Konkursit për Riemërimin dhe Avancimin e Personelit Akademik; Shqyrtimi i shkresave të drejtuara në Këshillin Drejtues; Të ndryshme.