Këshilli Drejtues ka zgjedhur Prof. Ass. Dr. Zirije Hasanin Prorektore për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore
Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, të premten ka mbajtur mbledhjen e radhës. Mbledhja u thirr dhe u drejtua nga Kryesuesi Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja. Me votim unanim të fshehtë, është zgjedhur Prorektore për Mësimdhënie, Çështje të studentëve dhe Kërkime shkencore, Prof. Ass. Dr. Zirije Hasani.
Ndërkaq pikat e tjera të rendit të ditës të mbledhjes së Këshillit Drejtues ishin: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Këshillit Drejtues, të mbajtur më 03.10.2022; Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës me Nr. Prot. 01-470, të datës 14.10.2022, parashtruar nga Rektori i Universitetit, për staf administrativ shtesë për një periudhë të caktuar për zyrën për sigurimin e cilësisë; Shqyrtimi i shkresave të drejtuara në Këshillin Drejtues dhe Të ndryshme.