Këshilli Drejtues ka zgjedhur tre prorektorët e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren
Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, në mbledhjen e mbajtur më 22.07.2022, me votim unanim ka zgjedhur tre prorektorët, në përputhje me dispozitat e Statutit të Universitetit dhe me propozim të Rektorit Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj.
Prorektore për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, është zgjedhur Prof. Asoc. Dr. Albana Plakiqi-Milaimi, Prorektore për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, Prof. Ass. Dr. Adelina Rakaj, ndërsa Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Arsim Susuri. Me këtë vendim të Këshillit Drejtues është kompletuar menaxhmenti i Universitetit, që udhëhiqet nga Rektori Krrabaj.
Me këtë rast, Kryetari i Këshilli Drejtues Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja, u uroi suksese dhe përkushtim në punë prorektorëve të universitetit duke theksuar se do ta kenë mbështetjen e plotë si edhe deri më tani.