Këshilli Drejtues mbajti mbledhjen e radhës
Në udhëheqje nga Kryesuesi Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren të mërkurën mbajti mbledhjen e radhës. Mbledhja u mbajt në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, me këtë Rend të Ditës: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, datë 23.05.2022; Shqyrtimi dhe miratimi i raportit te punës dhe shpenzimeve te buxhetit për periudhën janar – dhjetor 2021; Shqyrtimi dhe miratimi i raportit te punës dhe shpenzimeve te buxhetit për periudhën janar – mars 2022; Formimi i komisionit për hartimin e rregullores për menaxhimin e pasurisë jo financiare në Universitet; Formimi i komisionit për hartimin e rregullores për orarin e punës dhe pushimet e personelit administrativ në Universitet; Shqyrtimi dhe miratimi i rregullores për të ardhura personale, shtesat për funksionet, honorarët dhe komisionet e përhershme ne Universitet; Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për themelimin, strukturën dhe funksionimin e qendrës për kërkime, inovacion dhe transfer të dijes në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren; Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores mbi organizimin dhe funksionimin e Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren; Shqyrtimi dhe miratimi i autorizimit te Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shërbimit të Financave për pagesën e vendimeve te formës se prerë të gjykatave që lidhen me kontratën kolektive; Shfuqizimi i vendimit të Këshillit Drejtues me nr. prot. 01-309, të datës 29.10.2021, për formimin e Këshillit të Etikës; Shfuqizimi i Rregullores me nr. prot. 01-30/A, të datës 07.02.2020, për shtëpinë botuese të Universitetit; Shqyrtimi i shkresave të drejtuara në Këshillin Drejtues.
Pas shqyrtimit dhe diskutimeve, përpos DraftRregullores për të ardhura personale, shtesat për funksionet, honorarët dhe komisionet e përhershme ne Universitet dhe DraftRregullores për themelimin, strukturën dhe funksionimin e qendrës për kërkime, inovacion dhe transfer të dijes, të cilat u shtynë për mbledhjen e radhës, të gjitha pikat tjera u miratuan një zëri nga anëtarët e Këshillit Drejtues.
Kryesuesi Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja, falënderoi të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues për diskutimet dhe kontributin e dhënë në këtë mbledhje.