Këshilli Drejtues mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën ka mbajtur mbledhjen e radhës. Me këtë rast është kanë nisur mandatin anëtarët e rinj të KD-së dhe ata të rizgjedhur nga ana e Senatit të Universitetit.
Në rend ditë ishte: Verifikimi i mandatit të anëtarëve të Këshillit Drejtues të zgjedhur nga Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren; Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës dhe shpenzimeve të buxhetit për periudhën janar – qershor 2023; Formimi i komisionit për hartimin e listës së rregulloreve të cilat janë në fuqi, hartimin e listës së rregulloreve që duhet të plotësohen dhe ndryshohen, dhe hartimin e listës së rregulloreve që duhet të miratohen.