Këshilli Shtetëror i Cilësisë merr vendim për akreditimin e programeve studimore në U. “Ukshin Hoti” Prizren
Ju njoftojmë se Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në mbledhjen e mbajtur më datën 27.07.2021 ka vendosur të riakreditojë 8 programe ekzistuese që kanë qenë në proces në nivelin Bachelor dhe Master dhe të akreditojë një program të ri në nivelin Master në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.
Vlen të theksohet se në Fakultetin e Filologjisë janë riakredituar programet: Gjuhë dhe Letërsi Angleze, Gjuhë dhe Letërsi Gjermane dhe Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Në Fakultetin e Edukimit janë riakredituar programet: Programi Parashkollor dhe Programi Fillor. Në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit janë riakredituar programet ekzistuese në nivelin Bachelor: Agrobiznes dhe Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit, ndërsa në FSHJM është akredituar edhe një program i ri në nivelin Master: MSC në Menaxhim në Agrobiznes.
Të gjitha programet janë akredituar ose riakredituar për periudhën tre vjeçare si zakonisht, në përjashtim të Programit Gjuhë dhe Letërsi Angleze, i cili është riakredituar për periudhën pesë vjeçare.
Në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike është riakredituar programi Master: MSC në Shkencat Kompjuterike dhe Teknologjitë e Telekomunikimit.
Duhet theksuar se programet e tjera që kanë akreditim janë: Fakulteti Juridik, Fakulteti i Ekonomisë me programet, në nivelin Bachelor: Administrim Biznesi dhe Menaxhment Ndërkombëtar ndërsa në nivelin Master: Administrim Biznesi. Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, në nivelin Bachelor: Programi TIT dhe Programi SD, përfshirë edhe TIT në gjuhën turke dhe boshnjake. Po ashtu në Fakultetin e Edukimit Programi Fillor dhe Parafillor në gjuhën turke dhe boshnjake.
Ndërsa programet që nuk janë akredituar janë: Në Fakultetin e Ekonomisë MSC në Kontabilitet dhe Auditim dhe në Fakultetin Juridik MSC në të drejtën e pronësisë intelektuale.
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren i ka bërë përgatitjet e nevojshme për pranimin e studentëve të rinj në programet studimore në secilin fakultet për vitin e ri akademik 2021/2022. Tani pasi që ka vendos KSHC universiteti së shpejti do të hapë konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj.