Konferenca “Ndarja e njohurive dhe praktika e vetë përdorimit të filmit dokumentar në mësimdhënie, në universitetet në Kosovë dhe Serbi”
Nga 20 – 22 shtator 2018 në Beograd u zhvillua konferenca e organizuar nga PIN (People In Need) me focus në ndarjen e përvojave për praktikimin e filmit dokumentar si mjet në mësimdhënie.
Profesorët nga Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” kanë pilotuar kursin “Filmi në mësimdhënie” në muajin maj të këtij viti, me mbështetje të DokuFest, me pjesëmarrje të studentëve të Departamenti i Edukimit dhe Filologjisë.
Kjo konferencë u zhvillua në kuadër të projektit “Prezantimi i qasjeve të reja në edukimin shoqëror II”, në partneritet me People in Need (Pragë), Free Zone Junior (FOND B92, Beograd), Center for Teacher Education (Universiteti i Beogradit, Fakultet i Filozofik), DokuFest (Prizren), Universiteti “Ukshin Hoti” (Prizren) dhe program One World in School (OËIS), ne mbështetje të National Endowment for Democracy (NED).
Prezantimi i praktikës në Universitetin e Prizrenit
prof. Artan Reshani (Edukatë Qytetare dhe Histori)
Panel diskutimi “Përzgjedhja e filmit dokumentar në mësimdhënie”
(nga e majta: Dusan Kubecka (One World in Schools), Tringa Siqeca (DokuFest), Rajko Petrovic (Free Zone Film Festival), Melita Randjelovic (Free Zone Junior)