APLIKO KËTU !
KONKURS PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE MASTER, PËR VITIN AKADEMIK 2021-2022
KONKURS PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË VITIN E PARË TË STUDIMEVE MASTER, PËR VITIN AKADEMIK 2021-2022
1. Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, në studimet postdiplomike – Master për vitin akademik 2021-2022 do të regjistrojë 140 studentë.
2. Nga numri i përgjithshëm i përmendur më lart, duke u bazuar në UA nr. 09/2016 të MASHTI, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren (UUHP) do të regjistroj deri në 12% përkatësisht deri 17 studentë të rregullt nga komunitetet jo-shumicë. Kuota deri në 12% do të shpërndahet në programet e studimit në proporcion me numrin e përgjithshëm të studentëve që do të pranohen.
I. KUSHTET E PËRBASHKËTA TË KONKURSIT
1. Në studimet postdiplomike-Master në Universitetin ‘’Ukshin Hoti’’në Prizren mund të konkurrojnë kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet Bachelor apo studimet themelore para hyrjes në fuqi të Deklaratës së Bolonjës në të gjitha institucionet e akredituara të arsimit të lartë në Kosovë. Në kushte të barabarta, përparësi pranimi do të kenë kandidatët, të cilët i kanë mbaruar studimet themelore-Bachelor në Universitetin’’Uksin Hoti’’në Prizren.
2. Kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet paraprake në një program studimi, mund të konkurrojnë për regjistrim në studimet Master në një program tjetër. Në rast pranimi, Komisioni i Studimeve i njësisë akademike mund të caktojë provime diferenciale të cilave duhet t’iu nënshtrohen paraprakisht kandidatët. Komisioni i Studimeve cakton numrin e provimeve varësisht nga shkalla e krahasimit së programit me studimet themelore të kandidatit. Kandidatët do të kenë më së shumti deri në pesë provime diferenciale të cilave do t’iu nënshtrohen para komisionit prej tre anëtarësh ndërsa procesverbalet e provimeve të tilla ratifikohen nga këshilli i njësisë akademike përkatëse.
3. Të drejtë konkurrimi kanë gjithashtu edhe kandidatët të cilët studimet themelore i kanë përfunduar jashtë Kosovës. Në raste të tilla kandidati duhet të sjellë vendimin mbi nostrifikimin e diplomës (vendimi për njohje/nostrifikim të diplomave lëshohet nga MASHTI)
4. Kandidatët të cilët kanë të regjistruar një program studimi në cilindo nivel të studimit në kuadër të Universitetit, nuk kanë të drejtë konkurrimi në një program tjetër studimi në Universitet pa përfunduar studimet në programin ku janë duke vijuar studimet ose pa u çregjistruar nga programi aktual i studimeve. Kandidatët për pranim si studentë të Universitetit në vitin akademik 2021-22 nuk mund të konkurrojnë më shumë se në një fakultet, drejtim apo program.
II. PËRZGJEDHJA E KANDIDATËVE
Do të bëhet në përputhje me dispozitat e Statutit të Universitetit dhe Rregullores nr. 01-494 për Përcaktimin e Kritereve për Studime Master
1. Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100 pikë, dhe atë:
-Suksesi në studimet themelore deri në 30 % të pikëve;
-Suksesi në provim pranues deri në 70 % të pikëve;
2. Studentët e Universitetit ‘’Ukshin Hoti’’Prizren të cilët në studimet Bachelor kanë arritur notën mesatare 8.0 e më lartë, mund të regjistrohen drejtpërdrejt në studime Master. Përzgjedhja e kandidatëve deri te numri i paraparë me konkurs bëhet sipas ranglistës prioritare të notës mesatare të arritur gjatë studimeve Bachelor, ndërsa studentët me pikë të barabarta me notën 8.0 të Universitetit në rast të plotësimit të numrit me notë të njëjtë i nënshtrohen provimit pranues.
3. Studentët që kanë studiuar në universitete dhe kolegje të tjera shtetërore apo private, ata pavarësisht notës mesatare do të seleksionohen pasi që janë përzgjedhur kandidatët që kanë studiuar në Universitetin ‘’Ukshin Hoti’’ në Prizren, dhe që i kanë plotësuar kriteret e parapara. Në rastet kur numri i kandidatëve të paraqitur është më i vogël se numri i shpallur me konkurs atëherë mund të pranohen edhe studentë me notë mesatare nën 8.0 por ata do t’i nënshtrohen provimit pranues dhe kualifikues, mbi bazën e kritereve, të cilat i përcakton fakulteti përkatës.
4. Të drejtë pranimi kanë vetëm kandidatët që arrijnë minimumi 40% ( për ata aplikues që do t’i nënshtrohen provimit pranues) nga numri i pikëve të parapara për provim pranues, deri në plotësimin e vendeve të kërkuara me konkurs. Kandidatët të cilët nuk e arrijnë pragun e kalueshmërisë nuk mund të pranohen edhe nëse mbeten vende të pa plotësuara sipas konkursit.
5. Nëse numri i pikëve te disa kandidatë të ranguar si të fundit në listën e të pranuarve është i barabartë me kandidatë tjerë jashtë numrit të planifikuar për pranim, zgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të suksesit të provimit pranues, e nëse edhe pikët e provimit pranues janë të njëjta atëherë do të merret parasysh suksesi i studimeve themelore. Në qoftë se edhe suksesi është i njëjtë atëherë përparësi do të kenë kandidatët e gjinisë femërore. Fakultetet janë të obliguara që listën e kandidatëve, të cilët kanë konkurruar, t’ia dërgojnë Rektoratit të universitetit dhe ta publikojnë në ueb-faqen zyrtare.
6. Njësitë akademike fillimisht shpallin rezultatet preliminare, në bazë të cilave rezultate kandidatët që nuk janë pranuar fitojnë të drejtën e ankesës dhe vetëm pas shqyrtimit të ankesave dalin listat përfundimtare të cilat në asnjë rast nuk duhet të tejkalojnë numrin total të vendeve të shpallura në konkurs. Kandidatët që gjenden në fund të listës së të pranuarve sipas rezultateve preliminare nuk e kanë të garantuar vendin deri në përfundim të afatit të ankesave.
III. AFATET E KONKURSIT
1. Aplikimi dhe paraqitja e dokumenteve bëhet prej 01.10.2021 – 15.10.2021 nga ora 09:00 deri 15:00 (çdo ditë përjashtuar të dielën) ditën e fundit aplikacionet pranohen deri në orën 16:00.
2. Për aplikim kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente:
-Fletë aplikacioni i plotësuar i cili shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti, linku për aplikim: smu.uni-prizren.com
-Ekstraktin e lindjes (origjinale).
-Diplomën origjinale , kopje të noterezuar , përkatësisht certifikatën e diplomimit origjinale ose të noterizuar.
-Pasqyrën e notave në studimet themelore, (përjashtuar kandidatët që studimet baçelor i kanë kryer në UUHP)..
-Për kandidatet të cilët studimet themelore i kanë përfunduar jashtë Kosovës duhet të kenë edhe vendimin mbi nostrifikimin e diplomës.
-Kandidatët me rastin e aplikimit, bazuar në UA 09/2021 lirohen nga pagesa e provimit pranues.
-(ju lutem gjatë aplikimit plotësoni saktësisht të dhënat personale dhe informata tjera sepse me këto informata do të kontaktojë Universiteti me studentët sidomos email-i, ku ju do të njoftoheni për çdo aktivitet të Universitetit në relacionin Aplikues-Student-Universitet)
3. Provimi pranues do të mbahet më 18.10.2021:
-Fakulteti i Ekonomisë – Administrim Biznesi 18.10.2021 në orën 10:00;
-Fakulteti i Shkencave Kompjuterike – Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi 18.10.2021 ora 10:00 ;
-Fakulteti Shkencat e Jetës dhe Mjedisi- Menaxhimi në Agrobiznes 18.10.2021 ora 10:00.
Të gjithë kandidatë në provim pranues duhet ta posedojnë njërin nga dokumente identifikuese: letërnjoftimin, pasaportën apo patentë shoferin, pa njërën nga të cilën nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues.
Në kohën e mbajtjes së provimit pranues ndalohet përdorimi i telefonave celular!
Duke pasur parasysh situatën me Pandemi COVID-19, të gjithë kandidatët, duke filluar nga paraqitja e dokumenteve, provimi pranues dhe regjistrimi duhet të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së dhe të jenë të pajisur me maska mbrojtëse.
Çdo student që hyn në Universitet duhet të posedoj njërën nga dëshmitë, bazuar në Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr. 01/35 të datës 12.09.2021, për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19:
• Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19;
• Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;
• Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave sterologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;
• Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.
4. Shpallja e rezultateve preliminare do të bëhet më 18.10.2021 prej orës 18:00 në faqen zyrtare të Universitetit.
5. Afati për ankesa është më: 19.10.2021, 20.10.2021 dhe 21.10.2021, ndërsa shqyrtimi i tyre do të bëhet më 22.10.2021 duke filluar prej orës 9:00.
6. Ndërsa shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet më së largu me datë 22.10.2021 deri në orën 16:00.
IV. REGJISTRIMI I KANDIDATËVE TË PRANUAR PAS SHPALLES SË REZULTATEVE
Fotografimi dhe regjistrimi i studentëve të pranuar:
-Fakulteti i Ekonomisë- Administrim Biznesi: 25.- 27.10.2021 prej orës 09:00-15:00
– Fakulteti i Shkencave Kompjuterike – Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi: 25.- 27.10.2021 prej orës 09:00-15:00
– Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit – Menaxhim në Agrobiznes 25.- 27.10.2021 prej orës 09:00-15:00
Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:
-Fletëregjistrimin e plotësuar
-Dy fotografi formati 6×4
Bazuar në UA 09/2021, kandidatët e pranuar lirohen nga pagesa për regjistrim të semestrave për herën e parë.
Luteni që t’i përmbaheni afatit të lartshënuar, në rast të lëshimit të këtyre afateve përgjegjësia bie mbi kandidatin për mosrespektim të tij. Kandidatët të cilët nuk arrijnë të regjistrohen (fotografohen) sipas datave të shënuara do ta humbin mundësinë e regjistrimit, andaj ju lutemi që t’i përmbaheni afateve të caktuara.
I. Numri i studenteve për nivelin Master të cilët do të pranohen në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren – sipas programeve është si në tabelën:
Njësia Akademike Programi Vende të lira Kandidatë nga komunitetet jo-shumicë UA 09/2016
12% Totali
Njësia Akademike | Programi | Vende të lira | Kandidatë nga komunitetet jo-shumicë UA 09/2016
12% |
Totali |
FAKULTETI I EKONOMISË | Administrim Biznesi | 70 | 10 | 80 |
FAKULTETI I SHKENCAVE TË JETËS DHE MJEDISIT | Menaxhimi në Agrobiznes | 13 | 2 | 15 |
FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE | Shkencat Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi | 40 | 5 | 45 |
V. KUSHTET E VEÇANTA PËR APLIKIM SIPAS FAKULTETEVE
1. Administrim Biznesi :
Kandidatët të cilët dëshirojnë të aplikojnë në këtë program studimi, duhet të kenë të përfunduar studimet e nivelit themelor në njërin nga këto fakultete-programe:
-Fakultetin e Ekonomisë,
-Fakultetin e Juridikut,
-Fakultetin e Shkencave Politike,
-Fakultetin e Agrobiznesit.
2. Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi:
Kandidatët të cilët dëshirojnë të aplikojnë në këtë program studimi, duhet të kenë të përfunduar studimet e nivelit themelor në njërin nga këtë drejtime:
– Shkenca Kompjuterike,
– Telekomunikacion,
– Mekatronikë,
– Elektronikë,
– Informatikë Ekonomike,
– Matematikë Kompjuterike
– Matematikë- Informatikë, Teknologji-Informatikë.
3. Menaxhimi në Agrobiznes:
Kandidatët të cilët dëshirojnë të aplikojnë në këtë program studimi, duhet të kenë të përfunduar studimet e nivelit themelor në njërin nga këto fakultete-programe:
-Agrobiznes,
-Ekonomiksi,
-Zhvillim Rural,
-Agronomi
-Juridik(E Drejta Biznesore dhe E Drejta Financiare)
PROVIMI PRANUES DO TË MBAHET NGA LËNDËT SI NË VIJIM:
FAKULTETI I EKONOMISË- Administrim Biznesi
• Makroekonomi;
• Mikroekonomi;
• Bazat e Menaxhimit;
• Financat e Korporatave;
• Marketing;
• Menaxhimi i Burimeve Njerëzore;
• Biznesi Ndërkombëtar;
• Kontabilitet.
FAKULTETI I SHKENCAVE KOMPJUTERIKE- Shkencat Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi
• Arkitektura Kompjuterike dhe Sistemi Operativ;
• Rrjetat Kompjuterike;
• Bazat e të Dhënave;
• Logjika dhe Matematika;
• Algoritmet dhe Programimi.
FAKULTETI I SHKENCAVE TË JETËS DHE MJEDISIT- Menaxhimi në Agrobiznes
• Ekonomiks;
• Menaxhimi i Fermave;
• Marketing Agroushqimor;
• Biznes Ndërkombëtar;
• Politikat Bujqësore;