Kryesuesi Murrja dhe Rektori Krrabaj po marrin pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare në Shkencat Sociale dhe Teknologji në Budva
Kryesuesi i Këshillit Drejtues Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja dhe Rektori Prof Asoc. Dr. Samedin Krrabaj po marrin pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare në Shkencat sociale dhe Teknologji që po mbahet në Budva të Malit të Zi, ku bashkëorganizator është edhe Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren. Në vitin 2019, e njëjta konferencë ishte mbajtur në Prizren, në kampusin e Universitetit.
Konferenca sivjet po mbahet prej 7-9 shtator 2022 në Fakultetin për Biznes dhe Turizëm (FBT-Budva). Partner tjerë të Konferencës janë: Fakulteti i Transportit, Komunikimit dhe Logjitikës (FSKL), UBT (Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë), Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, Kolegji AAB, Universiteti Ndërkombëtar Vision, Universiteti Suleyman Demirel, Universiteti i Shkencave të Aplikuara Isparta, Universiteti i Tuzlës dhe Kolegji Heimerer.