Marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren dhe Fastech, Tiranë
Në kuadër të projektit “Smart4All”, i cili përbëhet nga 25 partnerë evropian me shkathtësi ndërdisiplinore dhe njohuri nga universitetet, institutet kërkimore, investitorët, qendrat e inovacionit dhe OJQ-të, dhe pjesë e këtij konsorciumi është dhe Universiteti “Ukshin Hoti”, u realizua marrëveshja për bashkëpunim ndërmjet Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren dhe Fastech nga Tirana, për realizimin e eksperimenteve të brendshme që mbështeten nga ky projekt.
Këto eksperimente do të kryhen si pjesë e projektit të titulluar “Robotic Arm Based Nasopharyngeal Swab Sampling System” i cili planifikohet të realizohet brenda këtij viti. Duke qenë se projekti është ndërkufitar kjo marrëveshje bashkëpunimi po realizohet me kompaninë Fastech nga Tirana.