Maturantët e SHME “Ymer Prizreni” në Prizren njofton me mundësitë që ofron Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren
Stafi i Universitetit, Leonora Sopa, Festim Tafolli e Vesel Usaj, të enjten promovuan Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, në Shkollën e Mesme Ekonomike “Ymer Prizreni” në Prizren. Ata njoftuar maturantët me ofertën për vitin akademik 2022/2023. Ata theksuan përparësitë që i kanë maturantët nëse vendosin të studiojnë në Universitetin e Prizrenit, ku kanë shumë mundësi të zgjedhin për drejtimin e ardhshëm të tyre. Ditëve në vijim do të vazhdojë fushata nëpër shkollat tjera të rajonit të Prizrenit. Këto aktivitet janë në kuadër të projektit të Qendrës së Karrierës për orientim në karrierë të maturantëve.