Me mbështetje nga Projekti HerasPlus, u mbajt punëtoria për Misionin e Tretë të Universiteteve
Nga Projekti HerasPlus mori pjesë në panel koordinatori Z. Nehat Dervishi, i cili me këtë rast theksoi se ProjektiHeras vazhdon të përkrahë zhvillimin e institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë, në këtë kuadër edhe Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, duke falënderuar menaxhmentin dhe stafin e Universitetit për bashkëpunimin e treguar ku nënvizoi se kjo punë po kthehet në rezultate për këtë institucion.
Në emër të Universitetit foli Prof. Ass. Dr. Arsim Susuri, profesor i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, i cili e falënderoii Projektin HerasPlus dhe stafin përkatës për mbështetjen e vazhdueshme të Universitetit.
Në tryezë morën pjesë edhe z. Nexhmedin Krasniqi u.d. Sekretar i Përgjithshëm, dekanët, prodekanët dhe stafi tjetër mbështetës, të cilët kontribuuan në mënyrë aktive në diskutime.