Me performancë publike të leximit - u shënua 23 Prilli – Dita botërore e librit dhe të drejtave të autorit
Me performancë publike të leximit nga Sheshi i Lidhjes deri te Universiteti “Ukshin Hoti”, u shënua 23 Prilli – Dita Botërore e Librit dhe të drejtave të autorit. Me iniciativë të Rrjetit të Organizatave Rinore – Prizren, u mblodhën shumë të rinj e të reja në mesin e tyre dhe studentë të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, të cilët i mobilizojë Parlamenti Studentor. Organizatorët theksuan se qëllimi i kësaj performance është të rrisin vetëdijen për rëndësinë e leximit dhe të shpërndajnë kulturën e leximit në qytetin e Prizrenit. Me këtë rast u shkëmbyen libra mes pjesëmarrësve dhe një numër i librave ju dhurua Bibliotekës së Hapur në Kampusin e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren.