Menaxhmenti bëri homazhe te Varrezat e Dëshmorëve!
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj me bashkëpunëtorë në 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë bëri homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë.
Lavdi Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të rënë për çlirimin e Kosovës!
Urime 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës!